Çfarë mundëson moduli?
Moduli i artikujve është baza e sistemit. Këtu menaxhohen produktet dhe shërbimet, organizimi i tyre, gjendja e stokut dhe dokumentet që përdoren më pas nga pranimi, shitja, faturimi dhe garancitë.
- Listë artikujsh me shtim, ndryshim dhe fshirje.
- Grupe dhe nëngrupe për klasifikim të qartë.
- Normativa me përbërës dhe sasi për artikuj të përbërë.
- Inventarizim dhe korrigjime për barazim të gjendjes fizike dhe sistemore.
- Pasqyrë stoku dhe korrigjim i gjendjes kur nevojitet.
- Printim tiketash për artikuj dhe përgatitje modelesh garancie.